Bota

Trazirat në Mal të Zi/ Kriza përkeqësohet, largohen 4 anëtarë të ‘Anti-korrupsionit’

26 Janar 2022, 12:51 Nga DOSJA
Trazirat në Mal të Zi/ Kriza përkeqësohet, largohen 4

MAL I ZI- Aktivistja Vanja Calovic Markoviç dhe tre anëtarë të tjerë të Këshillit Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit të Nivelit të Lartë u larguan nga institucioni pasi kryeministri Zdravko Krivokapiç mori përsipër këshillin nga “duart” e zëvendëskryeministrit Dritan Abazovic.

Ndërsa tensionet politike rriten, Krivokapiç u emërua kryetar i Këshillit pas shkarkimit të Abazoviç, por kjo lëvizje solli dorëheqjen e një pjese të bordit.

Kriza politike brenda qeverisë së koalicionit të lëkundur u përshkallëzua më 19 janar kur koalicioni qeverisës “E zeza mbi të bardhë”, i udhëhequr nga Abazovic dhe partitë opozitare, propozuan një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, për të vërtetuar nëse kishin ende mbështetjen e shumicës në parlament. Më 20 janar, qeveria propozoi shkurtimin e mandatit të parlamentit si një mënyrë për të ecur drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa kryeparlamentari Aleksa Becic caktoi datën 4 shkurt, si ditën kur do të votohet mocioni i mosbesimit në Kuvend.

Qeveria aktuale u zgjodh më 4 dhjetor 2020 me 41 vota nga tre koalicione. Të tre së bashku fituan një shumicë të vogël prej 41 nga 81 vendet në parlament në gusht 2020, duke rrëzuar Partinë Demokratike të Socialistëve, DPS, të presidentit Milo Gjukanoviç.

Marrë nga balkaninsight.com

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni mal i zi trazirat ne malin e zi mal i zi trazirat ne malin e zi

Sondazh

Poll