Bota

Përgatitet për luftë? Nëna ukrainase pozon me pushkë: Do e mbroj Kievin

26 Janar 2022, 09:41 Nga DOSJA
Përgatitet për luftë? Nëna ukrainase pozon me pushkë:

UKRAINË– Mariana Zhaglo është nëna ukrainase, e cila është përgatitur për luftë. Nëna e tre fëmijëve është fotografuar duke u armatosur me një pushkë derisa mijëra civilë të vendit përgatiten për mundësinë e një pushtimi rus. Studiuesja 52-vjeçare e marketingut ka thënë se është e gatshme të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur vendin e saj.

“Si nënë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet në Ukrainë, apo që këto kërcënime t’u kalohen atyre. Më mirë të merrem me këtë tani. Nëse vjen puna, atëherë ne do të luftojmë për Kievin; ne do të luftojmë për të mbrojtur qytetin tonë”, shprehet ajo deri tregoi pushkën e saj Zbroyar Z-15 që sipas saj përdoret për gjueti, shkruan Dailymail.

Studiuesja e marketingut është vetëm një nga mijëra ukrainasit që së fundmi iu bashkuan Forcave të Mbrojtjes Territoriale të vendit (TDF) – një pjesë vullnetare e ushtrisë që ka parë që numri i saj të rritet mes tensioneve në rritje në kufirin rus.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mariana zhaglo lufta ukraine-rusi mariana zhaglo

Sondazh

Poll