Bota

Përplasje president-kryeministër në Kroaci për Ukrainën, Plenkoviç: Kërkoj falje

26 Janar 2022, 12:41 Nga DOSJA
Përplasje president-kryeministër në Kroaci për

KROACI – Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç i kërkoi falje Ukrainës për deklaratat e presidentit kroat Zoran Milanoviç se do të tërheqë të gjitha trupat nga kufiri me Ukrainën duke e konsideruar këtë shtet si njërin prej më të korruptuarëve në botë.

Ai i kërkoi falje popullit ukrainas për deklaratat e ashpra të Milanoviç si dhe shtoi se nuk ka asnjë forcë ushtarake kroate në këtë vend. Plenkoviç deklaroi ndër të tjera fjalët e presidentit kroat Milanoviç ngjanin sikur t’i kishte shprehur një zyrtar rus.

“Për sa jam në dijeni, nuk ka asnjë ushtar kroat në Ukrainë. Deklaratat e presidentit Milanoviç dukeshin sikur u thanë nga një zyrtar rus. Në emër të qeverisë së Kroacisë, do të doja t’i kërkoja falje popullit të Ukrainës, njëri prej shteteve të para që ka njohur Kroacisë si shtet të pavarur”, u shpreh kryeministri Plenkoviç.

Ditën e djeshme, presidenti kroat Zoran Milanoviç deklaroi se vendi i tij nuk do të dërgojë asnjë kontigjent dhe ushtar kroat në Ukrainë në rast konflikti të armatosur me Rusinë. Ai sulmoi dhe ministrat e Brendshëm dhe të Jashtëm të vendit të tij së bashku me kryeministrin Andrej Plenkoviç se sado të kërcënojnë Rusinë apo të shkojnë në Bruksel, Kroacia nuk do të përfshihet në përplasjen e mundshme të armatosur me Rusinë.

Në lidhje me Ukrainën, Milanoviç shtoi se ky vend është njëri prej shteteve më të korruptuara në botë dhe ekonomikisht është në stanjacion.

Burimi: Balkan Insight

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andrej plenkoviç. zoran milanoviç andrej plenkoviç. zoran milanoviç

Sondazh

Poll