Bota

Papa Francesku: Prindërit të mos i dënojnë fëmijët homoseksualë, t’i mbështesin

26 Janar 2022, 12:45 Nga DOSJA
Papa Francesku: Prindërit të mos i dënojnë fëmijët

VATIKAN– Thirrja e Papa Françeskut këtë ditë është për prindërit që po rrisnin fëmijë homoseksualë. Nga Vatikani, Papa në një dëgjesë me publikun ka theksuar se prindërit e fëmijëve homoseksualë nuk duhet t’i dënojnë ata, por t’u ofrojnë përkrahje.

Sipas tij, në këto probleme përfshihen “prindërit që shohin orientime tjera seksuale te fëmijët e tyre dhe si ta trajtojnë këtë, si t’i shoqërojnë fëmijët e tyre dhe jo të fshihen pas një qëndrimi dënues”.

‘Unë mendoj për prindërit që përballen me problemet e fëmijëve të tyre, prindërit që shohin orientime të ndryshme seksuale tek fëmijët e tyre: si ta menaxhojnë këtë dhe t’i shoqërojnë fëmijët e tyre dhe të mos fshihen në një qëndrim dënues.’-tha Papa.
Ndërkohë më parë ati i shenjtë është shprehur se homoseksualët kanë të drejtë që të jenë të pranuar nga familjet e tyre si fëmijë dhe si vëllezër a motra.’-tha Papa.

Në deklaratën e tij, Papa ka deklaruar se Kisha nuk mund ta pranojë martesën mes dy personave të gjinisë së njëjtë, ajo mund t’i përkrahë ligjet për bashkim civil me qëllim që partnerëve homoseksualë t’u jepen të drejta të përbashkëta në fushat e pensionit, kujdesit shëndetësor dhe çështjeve të trashëgimisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota papa francesko papa francesko

Sondazh

Poll