Bota

E rëndë! 48-vjeçari vret familjen e vëllait për një tokë, qëllon e veten por dështon

26 Janar 2022, 10:36 Nga DOSJA
E rëndë! 48-vjeçari vret familjen e vëllait për

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Itali ku një 48 vjeçar ka vrarë familjen e vëllait mes të cilëve dy djemtë e tij të mitur, e më pas ka vendosur që t’i japë fund edhe jetës së tij, por pa sukses.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur 48-vjeçari Angelo Tardino, ka qëlluar për vëllanë, kunatën dhe dy nipërit e tij përpara se të arratisej. Pasi mbërriti në apartamentin e tij mori menjëherë në telefon Policinë, e teksa fliste me ta në telefon qëlloi veten me armë.

Por u gjet ende me shenja jete, ndaj dhe u dërgua me urgjencë në spitalin në Caltanissetta, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se përplasja mes tyre kishte nisur për ndarjen e disa tokave ku kultivojnë angjinare. Ndërkohë që hetimet kanë nisur dhe janë marrë përsipër nga prokurori i Agrigento Luigi Patronaggio. 

Marrë nga Ansa.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni angelo tardino itali angelo tardino itali

Sondazh

Poll