Bota

Dëbora e dendur në Turqi, rikthehen ditësh fluturimet në aeroportin e Stambollit

26 Janar 2022, 09:42 Nga DOSJA
Dëbora e dendur në Turqi,  rikthehen  ditësh fluturimet në

TURQI – Aeroporti i Stambollit ka rifilluar nga puna mëngjesin e sotëm pas dy ditësh mbyllje për shkak të dëborës së madhe që ka rënë në qytet. Lajmi u konfirmua nga shefi i kompanisë ajrore të fluturimit “Turkish Airlines”.

“Fluturimet kanë filluar normalisht”, shkroi në “Tëitter” Bilal Eksi.

131 fluturime kombëtare dhe ndërkombëtare do të nisin sot nga ora 13:00. Sipas informacioneve nga mediat turke se njëri prej 3 daljeve të aeroportit të Stambollit është hapur pas pastrimit të borës.

Ditën e hënë një stuhi e fuqishme dëbore paralizoi Stambollin, ku trashësia e dëborës arriti në 85 cm. Autoritetet turke u ndaluan qytetarëve përdorimin e avionëve privat për shkak të motit të keq.

Aeroporti i Stambollit është aeroporti me fluksin më të madh në Europë.

Burimi: France 24

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aeroporti i stambollit aeroporti i stambollit

Sondazh

Poll