Bota

Akuzat për orgji dhe drogë! Playboy del kundër themeluesit: Nuk jemi më të Hefner

26 Janar 2022, 07:20 Nga DOSJA
Akuzat për orgji dhe drogë! Playboy del kundër themeluesit: Nuk

SHBA– Playboy thotë se tashmë “mbështet fuqishëm” gratë që kanë akuzuar për veprime të pahijshme themeluesin e ndjerë të kompanisë, Hugh Hefner. Kompania është zotuar të “dëgjojë dhe të mësojë në mënyrë aktive” nga gratë.

“Playboy i sotëm nuk është Playboy i Hugh Hefner”, thuhej në një letër të hapur të publikuar gjatë fundjavës.

Kompania thotë se i beson historve që janë treguar nga vajzat dhe mbështet të tjerat nëse kanë për të ndarë historitë e tyre. Playboy shtoi se do të “vazhdojë të përballet me çdo pjesë të trashëgimisë sonë që nuk pasqyron vlerat tona sot”.

Akuzat për ‘Themeluesin e Playboy, Hugh Hefner, u shfaqën kohëve të fundit pas një dokumentari që e përshkruante atë si një ‘vampir’ që drogonte dhjetëra vajza të reja për orgji me orë të tëra, ndërsa hiqej si një person që mbështeste lirinë seksuale’.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota showbiz hugh hefner playboy shba hugh hefner playboy shba

Sondazh

Poll