Bota

E RËNDË/ I mituri 5-vjeçar gjendet i vdekur në Angli, arrestohet një grua për vrasje

26 Janar 2022, 08:20 Nga DOSJA
E RËNDË/ I mituri 5-vjeçar gjendet i vdekur në Angli,

MBRETËRI E BASHKUAR- Një djalë 5-vjeçar është gjetur i vdekur në Angli. Dyshohet se ai mund të jetë vrarë nga një grua 49-vjeçare, e cila është vënë në pranga.

Ajo do të merret në pyetje me dyshimin për vrasje, thanë policët. Mësohet se oficerët e policisë dhe mjekësisë ligjore po investigojnë shtëpinë me tarracë për të gjetur të dhëna që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Superintendent Ronan Tyrer, nga Policia e Coventry, tha: “Kjo është një tragjedi absolute dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo vdekje e tmerrshme. Humbja e çdo jete  veçanërisht një kaq e re është gjithmonë e dhimbshme dhe ne e dimë se kjo do të shkaktojë shumë tronditje dhe shqetësim. Një i dyshuar është arrestuar dhe është e rëndësishme që t’u lëmë kohë detektivëve që të hetojnë plotësisht rrethanat rreth vdekjes.’

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota angli vritet femija ne angli angli vritet femija ne angli

Sondazh

Poll