Sport

Barcelonë/ Messi, darkë me Xavin dhe ish-shokët e skuadrës, tifozët ëndërrojnë!

25 Janar 2022, 19:46 Nga DOSJA
Barcelonë/ Messi, darkë me Xavin dhe ish-shokët e skuadrës,

PARIS– Lamtumira e Leo Messit nga Barcelona pas 20 vitesh tronditi jo pak tifozët katalanas, por gjithmonë ka një shpresë se argjentinasi mund të rikthehet sërish në Spanjë. Futbollisti i PSG nuk do të jetë në kualifikueset me Kombëtaren e Argjentinës dhe lojtari ka shfrytëzuar momentin të udhëtojë drejt Barcelonës, ku ka takuar ish-shokët e skuadrës si Sergio Busquets,Jordi Alba dhe Xavi Hernandez që sot mbushi 42-vjeç.

Sipas asaj që raportohet nga gazeta spanjolle Mundo Deportivo, Messi ka darkuar me ish-shokët e Barçës në një restorant japonez dhe më vonë në takim do t’i bashkohej edhe Pepe Costa, një mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor personal i lojtarit.

Prania e Lionel Messit krijoi menjëherë një turbullirë të madhe mediatike në qytet dhe argjentinasi u rrethua menjëherë nga disa tifozë, me të cilët u ndal për të firmosur disa fanella, ndërsa me shtypin nuk preferoi të bënte deklarata. Ardhja e Messit në Barcelonë ka krijuar shumë pritshmëri te tifozët dhe në rrjetet sociale shumë kanë fantazuar një takim mes presidentëve për rikthimin e argjentinasit në Camp Nou.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona messi psg barcelona messi psg

Sondazh

Poll