Aktualitet

VD-Ministria e Drejtësisë: Të shkrihet kadastra e Durrësit. Probleme e në Sarandë

25 Janar 2022, 11:10 Nga DOSJA
VD-Ministria e Drejtësisë: Të shkrihet kadastra e Durrësit.

TIRANË– Agjensia kundër Korrupsionit kërkon shkrirjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës. Lajmin e bëri me dije ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili në një konferencë për mediat, bëri me dije se nga drejtori deri tek specialitët ishin në koordinim perfekt me njëri-tjetrin për të shkelur ligjin. Por probleme duket se ka pasur edhe në Kadastrën e Sarandës.

Në fjalën e tij para mediave, Manja u shpreh se kishte kërkuar tashmë edhe publikisht nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame shkrirjen e degës në Durrës. Po ashtu shtoi se të gjithë subjektet e hetimit, edhe pasi ishin gjetur në shkelje me ligjin, pasi kur Njësia Antikorrupsion kishte nisur kontrollet drejtoria vendore e Kadastrës në Durrës është përpjekur që të ribëjë dosjet. Por janë kapur në kohë.


“Dua të ndaj me ju sot problemet me Kadastrën, mjafton të marrin rastet që kanë mbi tavolinë dhe me të gjitha gjasat do të ketë shkelje. Vazhdojmë me atë në Durrës, kemi kërkuar shkrirjen e kësaj drejtorie, në këto dosje mungonin dokumentacionet më të rëndësishme që kërkon ligji. Ëshët guxim i madh! pasi kur Njësia Antikorrupsion ka nisur kontrollet drejtoria vendore e Kadastrës në Durrës është përpjekur që të ribërë dosjet. Emetimi i lejes së legalizimit pa pasur në dosje dokumentacionin e plotë është në kundërshtim me ligjin. Emetimi i lejes së legalizimit për objekte të pa qëndrueshme është në kundërshtim me ligjin. Pasi drejtoria antikorrupsion ka tërhequr dosje dhe ka nisur kontrollet drejtoria e ASHK Durrës është përpjekur të ndryshojë dosjet duke i shtuar të dhëna të tjera. Kjo e rëndon më shumë punën e tyre,”-tha Manja.

Ndërkohë që sqaroi edhe parregullsitë e gjetura në Kadastrën e Sarandës.

“Rasti tjetër i takon asaj në Sarandë, janë dy raste që u përkasin shtetasve P.D dhe R.D, është kallëzuar ish-drejtori dhe ish-përgjegjësi i legalizimeve. . Punonjësit e agjencisë së Kadastrës Sarandë e konsiderojnë veten mbi gjykatën kanë dhënë leje legalizimi edhe pse godina e legalizuar prek rrugë. Edhe pse gjykata në rastin e parë ka kërkuar pezullimin e procesit, të dy objektet janë legalizuar. Në Sarandë kemi disa praktika të tjera që po trajtohen nga njësia antikorrupsion,”-shtoi ministri.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kadastra e durresit kadastra e sarandes ulsi manja kadastra e durresit kadastra e sarandes ulsi manja

Sondazh

Poll