Aktualitet

Mori hak për babain/17-vjeçari nuk shpreh pendesë, ndihet i ngarkuar psikologjikisht

25 Janar 2022, 11:52 Nga DOSJA
Mori hak për babain/17-vjeçari nuk shpreh pendesë, ndihet i

LEZHË– Florian Pervathi nuk ka shfaqur pendesë për vrasjen e 65-vjeçarit Lek Lekgjonaj, mesditën e djeshme në fshatin Manati të Lezhës. ‘Klan News’ raporton se 17-vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike mirëpo nuk është penduar për atë që ka kryer. Përballë grupit hetimor ai ka dëshmuar se vrasjen e ka bërë për hakmarrje.

17-vjeçari ekzektuoi me armë zjarri ditën e djeshme 65-vjeçarin në fshatin Manati të Lezhës. Ai u fut në këmbë brenda oborrit të shtëpisë dhe sapo 65-vjeçari ka zbritur nga makina, ka qëlluar në drejtim të tij. Pasi ka rënë në tokë, ai e ka qëlluar edhe njëherë pas shpine dhe kur është bindur se ka vdekur, është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Audi” që e priste në rrugën kryesore. Më pas i riu është vetëdorëzuar në polici duke pranuar autorësinë e krimit për shkak të gjakmarrjes.

LAJMIKRYESOR: GJAKMARRJA!Vrau Lekëgjonajn, 17-vjeçari u largua me ‘Audi’, vendosi të vetëdorëzohej

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj ekzekutohet leke lekgjonaj florian pervathi leke lekgjonaj

Sondazh

Poll