Aktualitet

VD-Me 27 kg kanabis në makinë, vihet në pranga 29-vjeçari në Gjirokastër

25 Janar 2022, 09:52 Nga DOSJA
VD-Me 27 kg kanabis në makinë, vihet në pranga 29-vjeçari

GJIROKASTËR– Një 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, pasi u kap duke qarkulluar me lëndë narkotike në mjetin e tij. Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Sofratikës”, Policia ka kontrolluar mjetin “Toyota Yaris”, me drejtues të riun e identifikuar me iniciale, M. G., u gjetën 27. 6 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Ndërkohë në kërkim është shpallur K. M., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar si bashkëpuntori i tij.


NJOFTIMI I PLOTË:

Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Transporter”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 27 kilogramë e 600 gramë cannabis sativa. Vihet në pranga poseduesi, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Transporter”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Sofratikës”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip “Toyota Yaris”, me drejtues shtetasin M. G., u gjetën 27. 6 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë shpalljen në kërkim të shtetasit K. M., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar si bashkëpuntor. Punohet intensivisht për kapjen e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe tre aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster operacioni transporter gjirokaster operacioni transporter

Sondazh

Poll