Aktualitet

Gazetari: Ky është shqiptari i vetëm që i shpëtoi luftës së drogës në Ekuador (EMRI)

25 Janar 2022, 08:13 Nga DOSJA
Gazetari: Ky është shqiptari i vetëm që i shpëtoi

TIRANË– Remzi Azemi është i vetmi shqiptar që ka shpëtuar pa u “prekur” nga lufta e bandave në Ekuador. Gazetari Julian Kasapi rrëfeu mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” shtoi se shkaku pse Azemi ka mundur që të shpëtojë, është fakti se ka shkuar dhe është shfaqur si investitor.

“Është mënyra më e mirë për të bërë para sa më shpejt, e ku ka më mirë se në vendet e origjinës sic është Amerika Latine. Duke pasur parasysh çmimin, por ka një kosto të madhe. Rreziku është i madh atje. Mbesin gjithmonë viktima. Remzi Azemi është i vetmi shqiptar që ka shpëtuar gjallë, dhe është shfaqur atje si investitor,” tha Kasapi.

Po ashtu, ndër të tjera në fjalën e tij gjatë emisionit, Kasapi bëri me dije se një kilogram kokainë kushton 1300 dollarë në Ekuador por kur përpunohet dhe shpërndahet në Europë, shifra e 1 kg kokainë arrin në 40 mijë euro.

“Historia e grupeve shqiptare ka evoluar në tre faza.Njohja e shqiptarëve me Kolumbinë dhe më pas me njohjen e mafies italiane ku arrijnë të hyjnë më thellë në Amerikën Latine dhe tani kemi një fazë tjetër të grupeve kriminale shqiptare që nuk kanë nevojë më as për grupet e mëdha, por tani e bëjnë vetë. Shqiptarët janë grosistë, madje ka edhe shqiptarë që jetojnë në Amerikën Latine dhe janë shumë të fuqishme. Lidhjet e tyre nuk janë vetëm me një grup kriminal. Ka persona që jetojnë në Amerikën Latine dhe kanë krijuar infrastruktuar për ta kaluar në Ekuador, 1 kg kushton 1300 dollarë. Në Guayaquil ka pika të ndryshme që magazinohet dhe shkon në laborator. 1 kg kokainë në këto laboratore që janë të afta të përpunojnë deri në 1 ton kokainë në dy javë, e prejnë dhe e përziejnë me elementë të tjerë kimikë. Pra 1 kg kokainë gjatë rrugës për në Europë shkon në 40-45 mijë euro”, u shpreh Kasapi.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekuador julian kasapi remzi azemi ekuador julian kasapi remzi azemi

Sondazh

Poll