Aktualitet

Vrau fqinjën, Marra: Sulit i dhashë cjapin për të ndërzyer dhitë, s’më pagoi

24 Janar 2022, 15:14 Nga DOSJA
Vrau fqinjën, Marra: Sulit i dhashë cjapin për të

TIRANË– Fatime Suli është vrarë për 60 mijë lekë të vjetra! Vetë autori i krimit, Fetah Marra ka rrëfyer sot se sherri mes fqinjëve ka nisur për paratë e mbarështimit të dhive. Konkretisht Marra është shprehur se i ka huazuar cjapin Sulit që t’i ndërsente dhitë dhe në këmbi do t’i merrte 60 mijë lekë të vjetra, para të cilat fqinja e krushka nuk ia ka dhënë. Ditën që ndodhi dhe krimi, Marra ka treguar se ka shkuar t’ja kërkojë paratë, por ka qenë edhe i pirë e për këtë arsye debati mes tyre ka degraduar.

“Fatimeja më kishte 60 000 mijë lekë (të vjetra) nga mbarështimi i tufës së saj dhe unë shkova për t’ja kërkuar. Kur shkova atje e pashë shumë afër duke biseduar me një bari tjetër, Izetin, dhe u largova. U ktheva përsëri 1-orë më vonë, isha i pirë dhe pasi e pashë vetëm iu afrova dhe i kërkova lekët. Ajo filloi të bërtiste e të më gjuante me gurë dhe unë e kapa nga prapa në fyt dhe e shtrëngova. Pas disa sekondash ajo ra në tokë pa ndjenja. E shkunda disa herë dhe kur e pashë që nuk po merrte frymë e kuptova që kishte vdekur. Nga frika se mos me zbulonin, e tërhoqa zvarrë disa metra për ta hedhur në një kanal në afërsi të serave të saj dhe e mbulova mirë me gjethe e rrozga, duke shpresuar që do ta gjenin me vonesë dhe nuk do më fajësonin mua. U largova me vrap mes për mes tokave dhe shkova në shtëpi, kur më doli pija dhe po kujtohesha as vetë nuk e besova që e gjithë kjo kishte ndodhur me të vërtetë deri në momentin që erdhi policia dhe më morën me furgon,”- mësohet të ketë thënë Marra. 

Fatime Suli 63 vjeçe, banuese në Kozare të Kuçovës është mbytur me duar nga fqinji i saj mbrëmjen e 20 janarit. Trupi i gruas u gjet i hedhur në një kanal gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me gjethe. Kamerat e sigurisë zbuluan që autori i krimit ishte pikërisht Marra, i cili është lënë pas hekurave. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatime suli fetah marra fatime suli fetah marra

Sondazh

Poll