Aktualitet

Grabitën shtëpinë e kampionit italian, ‘skifterët’ u “tradhtuan” nga Ibrahimoviç

24 Janar 2022, 15:34 Nga DOSJA
Grabitën shtëpinë e kampionit italian,

ITALI– Politikani dhe ish-futbollisti i njohur italian Gianni Rivera duket se ka rënë në sy të “skiferëve” shqiptarë, të cilët kanë hyrë banesën e tij në Romë. Të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e legjendës italiane të futbollit e kanë marrë trofeun e kurorës së artë, një pjatë klubi të skuadrës së Milanit, fanellën origjinale me numër 11 të Ibrahimovic dhe një pjatë tjetër nga Liga Kombëtare Amatore. Për të mos folur për grabitjen e 6,345 € që i kishin gjetur “cash” në shtëpi.

Megjithatë në një moment plani u shkoi keq, pasi një zjarr i shkaktuar gjatë hapjes së kasafortës i bëri ata të arratiseshin, por në të njëjtën kohë i njëjti sinjal alarmoi edhe policinë italiane. Pavarësisht tentativave të shqiptarëve për të humbur gjurmët, efektivët e komisariatit të Trevit i gjetën shpejt. Rreth orës 3 të mëngjesit, një patrullë dalloi dy persona që qëndronin përpara një Fiat Panda.

Policët iu afruan dy shqiptarëve për t’i pyetur se çfarë po bënin kur njëri prej tyre nxori këmishën e Ibrahimovicit, duke thënë se e kishte gjetur. Më pas, policët kontrolluan makinën, ku gjetën edhe të gjitha sendet e tjera të vjedhura. Ndërkohë gjatë gjithë kohës kur shqiptarët kishin hyrë në banesë, në katin e dytë ishte gruaja e Rivera-s, e cila u zgjua nga rrëmuja e shkaktuar nga alarmi i zjarrit.

Marrë nga LaRepubblica

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali gianni rivera itali arrestohen shqiptaret ne itali gianni rivera itali

Sondazh

Poll