Aktualitet

VD-Pyetësori për gjuhën turke në shkolla, Kushi: S’ka lidhje me vizitën e Erdogan

24 Janar 2022, 13:27 Nga DOSJA
VD-Pyetësori për gjuhën turke në shkolla, Kushi: S’ka

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evi Kushi ka sqaruar gjatë Komisionit të Edukimit, se pyetësori në gjuhën turke vjen në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në janar të 2020, mes delegacionit shqiptar dhe atij turk në Turqi, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama. Ajo tha se nisur nga fakti që gjuha angleze është futur me detyrim që në klasë të parë, atëherë në klasë të gjashtë një nxënës duhet të zgjedhje një gjuhë të dytë. Qeveria po teston nëse gjuha turke pëlqehet që në fund të mund të bëhet lëndë me zgjedhje, siç është gjuha gjermane, spanjolle, franceze.


“Nuk është fill pas vizitës së Erdogan, ka filluar që në muajin dhjetor anglishtja është bërë gjuhë me detyrim që në klasë të parë dhe sipas kurrikulës së re në klasën e gjashtë nxënësit do të kenë një gjuhë të dytë, që mund të jetë gjermane, spanjolle, franceze dhe bazuar në marrëveshjen që vitin e kaluar në janar delegacioni shqiptar në Turqi u miratua disa marrëveshje dhe një prej të cilave është kjo, ku parashikohet që do bëjmë një studim pilot për të parë nëse ka interes për të mësuar gjuhën turke. Ne sapo e kemi nisur, nuk ka asnjë vendimmarrje apo imponim, thjesht po marrim informacion, në shkollat turke gjuha shqipe është vendosur si gjuhë me zgjedhje, nëse ka , në cilat zonat, a do jetë e nevojshme që të hapim klasa për lëndë me zgjedhje ose jo, tha Kushi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi gjuha turke ne shkolla evis kushi gjuha turke ne shkolla

Sondazh

Poll