Bota

Sulm me armë brenda një universiteti në Gjermani, raportohet për disa të plagosur

24 Janar 2022, 16:15 Nga DOSJA
Sulm me armë brenda një universiteti në Gjermani, raportohet

GJERMANI– Disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një universitet në landin e Baden-Württemberg, në Gjermani. Një person, ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë disa persona të plagosur.

“Nuk mendojmë se ka autorë të tjerë të përfshirë në sulm,”-tha një burim nga Policia gjermane, për mediat.

Sipas mediave gjermane, autori ka vrarë veten brenda kampusit. Deri më tani nuk dihet nëse ngjarja ka prapaskena me motive politike apo fetare, por Policia po heton lidhur me ngjarjen. Mbeten mister motivet dhe arsyet, të cilat e shtynë agresorin drejt këtij akti të rëndë.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermani gjermani

Sondazh

Poll