Bota

Kosovë/ 2 viktima dhe 2243 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

24 Janar 2022, 15:53 Nga DOSJA
Kosovë/ 2 viktima dhe 2243 raste të reja me COVID-19 në 24

PRISHTINË– 2 viktima janë shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Kosovë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar 2,243 raste të reja të infektuara me këtë virus. Po ashtu, me anë të një njoftimi zyrtar është bërë me dije se gjithashtu janë shëruar 465 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

4 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës. Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170. Në total numri i rasteve aktive është 19.519.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll