Aktualitet

6 marsi, Meta: Unë s’garoj! Rama? E ka marrë malli, do të ballafaqohet me mua shpejt

24 Janar 2022, 14:36 Nga DOSJA
6 marsi, Meta: Unë s’garoj! Rama? E ka marrë malli, do të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar homazhet tek shtatorja e Atit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, Ismail Qemali, për të dhënë disa mesazhe politike. Në një prononcim për mediat e pranishme, kreu i shtetit Meta kundërshtoi pretendimet e kryeministrit Edi Rama se do të angazhohet në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Megjithatë shtoi se pas përfundimit të mandatit si kreu i shtetit do të dalë sërish përballë Ramës. Ndërkohë që gjithashtu preferoi që të mos i komentonte deklaratat e Ramës sot për zgjedhjen e presidentit të ri. Sa i përket zgjedhjeve të marsit, duket se Meta ka zgjedhur që të distancohet duke ia lënë në dorë kësaj here opozitës misionin e ruajtjes së votës dhe moslejimin e tjetërsinmit të saj. Ndërkohë që i “ngacmuar” për recitimin e tij në Korçë, numri një i shtetit shtoi se poezia e tij kishte shqetësuar “çunat e Ballkanit të Hapur”, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Por nuk la pa komentuar edhe përplasjet që po ndodhin mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kreut të FSHF-së, Armand Duka, lidhur me zgjedhjet e kreut të ri të Federatës. Shkurt, Meta u shpreh se politika duhet që të qëndronte larg zgjedhjeve e sportit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

FSHF/ Konflikti Veliaj-Duka, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës në futboll

“Lumja ti moj Korçë”, Meta: Shqetësohen çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur

VD-‘Do i priten duart kush prek votën’/ Zbutet Meta: Me 6 mars të merren partitë…

VD-Zgjedhja e presidentit të ri, Meta hesht: S’kam koment!

Rama kunja për 2 marsin, Meta “dhëmb për dhemb”: E ka marrë malli, do ballafaqohemi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta ilir meta 24 janar 2021 ilir meta ilir meta 24 janar 2021

Sondazh

Poll