Politike

Ngec procesi në Shkodër, 16 qendra votimi të pahapura

30 Qershor 2019, 06:29 Nga DOSJA
Ngec procesi në Shkodër, 16 qendra votimi të pahapura

Shkodër- Jo të gjitha qendra e votimit në qarkun e Shkodër janë të hapura.  Dosja.al mëson se  Zaz numër 2,  janë 8 qendra ende pahapura :6 Postribë, 1 në Dajç dhe 1 në Kuç, Guri Zi.

Në ZAZ e qytetit Shkodrës janë 4 QV pa u hapur në ZAZ numër 3. Po kështu  janë 4 QV pa u hapur në ZAZ numër 4.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht.

Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike procesi i votimit në shkodër zgjedhjet lokale procesi i votimit në shkodër zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll