Politike

Dhuna ndaj gazetarit Doçi, reagon presidenti Meta: Të zbardhet ngjarja, të dënohen autorët

29 Qershor 2019, 20:45 Nga DOSJA
Dhuna ndaj gazetarit Doçi, reagon presidenti Meta: Të zbardhet

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Enver Doçi, duke i uruar edhe shërim të shpejtë.

Meta apelon zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje të rëndë duke përsëritur thirrjen e tij për ndëshkimin e të gjithë autorëve të dhunës.

REAGIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dënon me forcë dhunën fizike të ushtruar nga punonjës të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “Neës 24”, z.Enver Doçi, i cili ishte në krye të detyrës.

Presidenti Meta duke i uruar shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin e plotë me z.Doçi dhe të gjithë gazetarët që me guxim, kurajo e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.

Presidenti Meta apelon zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje të rëndë duke përsëritur thirrjen e tij për ndëshkimin e të gjithë autorëve të dhunës, shantazhit, kërcënimeve e presionit ndaj gazetarëve.

Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.

Enver Doçi është goditur me tytën e armës në krahë dhe në këmbë. Gazetari po filmonte disa momente arrestimesh në momentin që u dhunua.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhunohet gazetari enver doci ilir meta dhunohet gazetari enver doci ilir meta

Sondazh

Poll