Politike

Humbi jetën gjatë luftës së Kosovës, VV përkujton Skerdilajd Llagamin

29 Qershor 2019, 22:07 Nga DOSJA
Humbi jetën gjatë luftës së Kosovës, VV përkujton

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar dëshmorin e kombit Skerdilajd Llagamin.

Llagami ra dëshmor para tetëmbëdhjetë vitesh, pasi luftoi në tre luftra të çlirimit kombëtar, në Kosovë, në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë, Bujanoc) dhe në Maqedoni, ku ra heroikisht në betejë në moshën 31-vjeçare.

“Sakrifica e tij sublime do të mbetet e paharruar. Përpjekja jonë për ta përmbushur misionin e çlirimit të plotë dhe bashkimit kombëtar do jetë e pandalshme,”- shkruan VV.

Po kush ishte Llagami?

Skerdilajdi ishte nga Tirana, dhe para se të angazhohej me UÇK-në punonte në forcat speciale të Shqipërisë. Në luftë njihej me emrin “Shpendi”, dhe u shqua për trimëri dhe aftësi të mëdha ushtarake.

(k.m./dosja)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lëvizja vetëvendosje lufta e kosovës skerdilajd llagami lëvizja vetëvendosje lufta e kosovës skerdilajd llagami

Sondazh

Poll