Politike

Dhuna ndaj gazetarit Doçi, reagon ish-deputetja Vokshi: Dënoj rëndë këtë akt të shëmtuar

29 Qershor 2019, 20:35 Nga DOSJA
Dhuna ndaj gazetarit Doçi, reagon ish-deputetja Vokshi: Dënoj

TIRANË-Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka dënuar dhunën ndaj gazetarit Enver Doçi nga efektivët e caktuar në Dibër.

Në reagimin e saj, Albana Vokshi shkruan se dhunimi i gazetarit, është dhunim i fjalës së lirë, por rasti i sotëm nuk duhet të ndalë asnjë gazetar që të ushtrojë profesionin e tij.

Deklarata e plotë:

Gazetari Enver Doçi është dhunuar dhe goditur nga forcat RENEA në qendër të qytetit të Peshkopisë.

Mësohet se gazetari Doçi ka qenë duke xhiruar me telefonin e tij një operacion për arrestimin e disa personave në pedonale të qytetit, kur një efektiv i RENEA-s e ka goditur me qytën e automatikut në këmbë dhe në krah dhe i ka thyer telefonin.

Edhe pse gazetari Doçi mbante bexhën e gazetarit, kjo nuk e ka ndaluar RENEA-n ta dhunojë.

Rrjeti i gazetarëve të qarkur Dibër dënon rëndë këtë akt të shëmtuar të policisë së shtetit të distancohet dhe të vendoset para drejtësisë efektivi që goditi gazetarin.

Dhunimi i gazetarit, është dhunim i fjalës së lirë, por kjo nuk do ta ndalë asnjë gazetar të ushtrojë profesionin e tij të shenjtë të informimit të publikut!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi dhunohet enver doçi diber enver doçi albana vokshi dhunohet enver doçi diber enver doçi

Sondazh

Poll