Politike

“A do të tubime dhe protesta?, flet Xhelal Mziu: Çfarë kemi planifikuar për sot në Kamëz

30 Qershor 2019, 06:15 Nga DOSJA
“A do të tubime dhe protesta?, flet Xhelal Mziu: Çfarë

Tiranë- Kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu është shprehur se zgjedhjet e sotme janë farsë dhe sipas tij nuk do të ketë tubime në zonën që drejton.

“Këto janë zgjedhje antikushtetuese. Sot do të tregohet se sa farsë janë këto zgjedhje. Në 30 vite nuk kemi parë zgjedhje me një kandidat. Unë jam i bindur që këto zgjedhje nuk do të certifikohen nesër. Së pari të gjithë qytetarët ishin të interesuar për të pasur një proces konkurrues. Të gjithë qytetarët janë distancuar nga kjo farsë, nuk po merremi me përplasje, se kjo i intereson edhe Ramës. Nuk do të ketë as protesta, thjesht do i bojkotojmë” , u shpreh Xhelal Mziu.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike xhelal mziu zgjedhjet lokale xhelal mziu zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll