Sport

Conte dështon ti bëjë dëm ish-skuadrës, Chelsea fiton derbin ndaj Tottenham

23 Janar 2022, 18:50 Nga DOSJA
Conte dështon ti bëjë dëm ish-skuadrës, Chelsea fiton

ANGLI– “Stamford Bridge” mirëpret sërish Antonio Conten, duke i shkaktuar humbjen e tij të parë në kampionat. Në javën e 23-të, Chelsea mund Tottenham me shifrat 2-0 falë golave ​​të Ziyech dhe Thiago Silvës. Pjesa e parë nuk ofroi emocione të mëdha, pasi të dyja skuadrat më shumë u kujdesën të mbroheshin.

Në minutën e 47′ Ziyech gjuan nga jashtë zone dhe topi merr një trajektore të çuditshme dhe përfundon në rrjetë. Tetë minuta më vonë ishte Thiago Silva që shënoi golin e dytë për Chelsean. Miqtë mundohen të reagojnë, por nuk rrezikojnë asnjëherë seriozisht portën e Kepa.

Chelsea rikthehet tek suksesi pas 4 javësh, ndërsa Antonio Conte pëson humbjen e parë në kampionat në krye të pankinës së Tottenhamit, pikërisht nga ish-skuadra e tij.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea conte tottenham chelsea conte tottenham

Sondazh

Poll