Sport

Bajrami sërish gol, por Roma e Mourinhos “masakron” Empolin

23 Janar 2022, 19:33 Nga DOSJA
Bajrami sërish gol, por Roma e Mourinhos “masakron” Empolin

ITALI– Roma merr një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Empolit dhe ngjitet në vendin e gjashtë në renditjen e Serie A. Verdhekuqtë e Mourinhos mposhtin 4-2 toskanët, falë një pjese të parë të shkëlqyer, ku shënuan 4 gola.

Abraham realizoi një dygolësh, ndërsa Sergio Oliveira dhe Zaniolo realizojnë dy golat e tjerë.Vendasit shënuan golin e parë të sfidës me Pinamonti, ndërsa Nedim Bajrami gjen sërish golin, pas Interit në Kupë, në minutën e 72-të, Bajrami gjuajti nga jashtë zone, ndërsa topi u devijua edhe nga një lojtar i Romës dhe përfundoi në rrjetë. Ky gol ishte i 5-të për Bajramin në Serie A, ndërsa ka shënuar edhe 3 të tjerë në Kupën e Italisë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bajrami empoli roma bajrami empoli roma

Sondazh

Poll