Sport

Teuta bën “lojëra fëmijësh”, rikthen Arapin në pankinë, Starova drejtor teknik

23 Janar 2022, 17:25 Nga DOSJA
Teuta bën “lojëra fëmijësh”, rikthen Arapin

DURRËS– Që nuk është një moment i mirë për Teutën kjo reflektohet në rezultatet negative. Mirëpo përpos kësaj, te durrsakët problem është kthyer edhe pjesa e stafit teknikut.

Rikthimi i Edi Martinit nuk rezultoi produktiv dhe shkodrani u largua sërish, por këtë herë me 4 humbje rradhazi. Drejtuesit durrsak kanë rikthyer Renato Arapin në stolin e Teutës.

Ish-kapiteni drejtoi durrsakët në fund të vitit të kaluar dhe regjistroi 1 fitore e dy barazme. Bashkë me Renato Arapin është rikthyer në skuadër edhe Sulejman Starova në postin e drejtorit teknik.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arapi starova teuta arapi starova teuta

Sondazh

Poll