Sport

Penallti e humbur dhe gol në minutën e 92′, Real e bën dramë ndaj Elches

23 Janar 2022, 17:35 Nga DOSJA
Penallti e humbur dhe gol në minutën e 92′, Real e bën

SPANJË- Në javën e 22-të të La Ligas Real Madrid nuk ia del të fitojë ndaj Elches. Takimi zhvilluar në “Bernabeu” përfundoi me shifrat 2-2. Në minutën e 33′, Benzema kishte mundësinë të kalonte në avantazh Real Madrid por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Elche mori frenat e lojës dhe shënoi dy herë, fillimisht do të ishte Boye në minutën e 42′ që do të kalonte në avantazh skuadrën e tij, ndërsa në të dytën, Milla do të shënonte në minutën e 76′.

Kur u duk se gjithçka mbaroi Modric shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Militao në 92′ barazoi takimin.Pavarësisht këtij hapi fals, Real Madrid vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes, por sheh Sevillan 4 pikë larg.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport elche la liga real madrid elche la liga real madrid

Sondazh

Poll