Sport

Abuzimet sociale/ Liverpool me tjetër risi,punëson terapist për të ndihmuar lojtarët

23 Janar 2022, 17:09 Nga DOSJA
Abuzimet sociale/ Liverpool me tjetër risi,punëson terapist për

ANGLI-Tjetër risi te Liverpool. Klubi nga Merseyside ka punësuar një terapist për të ndihmuar lojtarët mendërisht të përballen me abuzimin social. Siç raportohet nga Daily Mail, klubi ka rekrutuar terapistin psikiatër më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar për të kryer seanca individuale, veçanërisht me yjet e së ardhmes.

Është Ishbel Straker ai që do të luajë një rol themelor në mbarëvajtjen e skuadrës. Klubi thotë se lojtarët do të jenë në gjendje të flasin me Straker për abuzimin që marrin, por edhe për problemet e popullaritetit të tyre ose problemet e varësisë.

Vendimi u zbatua për të mbrojtur të rinjtë si Trent Alexander-Arnold dhe Sadio Mane që ishin viktima të abuzimit në internet vitin e kaluar dhe klubi po punon për të siguruar që ky lloj incidenti të mos shkaktojë ndonjë shqetësim te lojtarët.Liverpool është klubi i parë i Premier League që punëson një terapist për yjet dhe lojtarët e rinj. Straker është duke punuar me akademinë e klubit dhe skuadrën U-23 vjeç.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport klopp liverpool klopp liverpool

Sondazh

Poll