LIVE UPDATES
Aktualitet

I ftohti polar në Shqipëri! Izolohet Dibra, fshatra pa energji, rihapet Llogaraja

23 Janar 2022, 06:26 Nga DOSJA
I ftohti polar në Shqipëri! Izolohet Dibra, fshatra pa energji,

SHQIPËRI – Moti i keq, shoqëruar me ngrica dhe temperatura që arrijnë deri në -16 gradë celcius, ka mbërthyer Shqipërinë prej disa ditësh, ndërsa gjendja raportohet të rëndohet edhe në dy ditët e ardhshme, ku termometri pritet të kapë vlerën e -23 gradë në disa zona malore.

Probleme ditën e sotme janë paraqitur në zonat e thella të Qarkut të Dibrës ku temperaturat shënojnë -16°c. Sipas informacioneve nga autoritetet lokale, Njësia Lurë është e bllokuar, ndërsa raportohet se nuk lëvizet drejt Peshkopisë, por vetëm nga Rresheni, pasi lartësia e borës vjen nga 30 deri në 50 cm. Po kështu ka probleme edhe në Njësinë Sllovë, Zall-Reç, njësi këto, të cilat janë të bllokuara nga prezenca e akullit dhe dëborës. Probleme ka dhe Njësia Kalaja e Dodës, ku disa fshatra janë tërësisht të izoluara. Probleme ka edhe në zonën e Gollobordës si: Trebishti dhe Ostreni. Ndërsa rruga nacionale nga Peshkopia drejt Tiranës levizet pa problem. Në aksin Kukës – Peshkopi dhe Ura e Çerenecit – Librazhd lëvizet vetëm me zinxhirë. Rruga e Arbrit është e kalueshme. Përsa i përket mungesës së energjisë elektrike Njësia Lur, Zall-Reç, Sllov, mungon energjia elektrike prej 24 orësh. Një pjesë e qytetit të Peshkopisë ka mungesë të ujit të pishëm nga ngrica.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar të dhënat më të fundit në lidhje me gjendjen e disa akseve rrugore në vendin tonë, si pasojë e motit të keq dhe temperaturave tepër të ulëta. Kështu, sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë, por nuk ka pasur probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temeratuar kanë qenë nën 0°C. Ndërkohë, sipas njoftimit të ARRSH, drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore dhe ngrica, në orët e mesditës është bllokuar rruga në Llogara. Shkak mësohet se është bërë një kamion, rimorkioja e të cilit ka rrëshqitur duke bërë që të dalë nga rruga. Për pasojë, është bllokuar qarkullimi në këtë aks, ndërsa policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por monitoron situatën, por deri më tani është e pamundur lëvizja, për shkak se është zënë e gjithë. Policia ka apeluar shoferët që të shmangin kalimin në këtë aks deri në zhbllokimin e rrugës.

Ndërkohë, vetëm pak orë më pas është bërë e mundur lëvizja e trajlerit të bllokuar, dhe qarkullimi ka vijuar normalisht për të gjitha mjetet. Policia megjithatë u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm në ecje dhe të marrin masat si pajisja me zinxhirë apo me goma dimërore.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, është shprehur se situata në këtë qark aktualisht paraqitet nën kontroll, edhe pse vendi është pushtuar nga ngrica dhe temperaturat tepër të ulëta. Ai u shpreh se të gjitha akset janë të kalueshme, përveç zonës së Lurës, nga ku kalimi bëhet nga Mirdita. Po ashtu, ai bëri me dije se nuk ka probleme me energjinë elektrike në të gjithë qarkun, përveçse në Lurë, ku sipas tij grupet e OSHE janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë në zonë. Ndërkohë, sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, Shehu tha se probleme janë regjistruar vetëm në dy fshatra për shkak të ngrirjes së tubacioneve qendrore, por që edhe për këtë gjë po punohet për kthimin në normalitet. Duke folur për akset rrugore, Shehu tha se aktualisht nuk ka asnjë aks të bllokuar, por bëri një apel për shoferët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në orët në vijin pritet ulje e temperaturave, dhe në ato akse ku ka lagështirë, pritet të ketë edhe ngrica.

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla për të gjithë qytetarët shqiptarë në këto ditë acari, për të mbrojtur veten nga të ftohtët. Të listuara një e nga një, ISHP kërkon nga qytetarët që të përdorin veshje të ngrohta, xhupa që të jenë rezistencë ndaj erës dhe shiut, doreza dhe kapucë kundër ujit. Po ashtu, në këtë listë përfshihet dhe shoqërimin me persona të tjerë, si dhe mbajtja me vete e telefonit.

Të gjitha akset nacionale janë të hapura në qarkun e Korçës ndërsa qarkullimi kryhet pa probleme. Mjetet duhet të tregojnë kujdes vetëm gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes. Në zonat rurale vijon puna për kriposjen e rrugëve në Vithkuq, Maliq e Pogradec ndërsa raportohet se aktualisht nuk ka rrugë të bllokuara, por në rrugët rurale mjetet duhet të jenë të pajisura me zinxhirë. Mungesë energjie ka pasur në Maliq në njësitë Lozhan e Gorë.

Qarku i Elbasanit është zgjuar ditën e sotme me temperatura nën zero. Akset rrugore nacionale janë të hapura, por firmat kontraktuese në vendet problematike ku ka pasur ngrica kanë hedhur kripë. Në furnizimin me energji elektrike ka pasur 6 kabina të cilat kanë pasur defekt ne fshatin Grabovë, Nj.A Lenie, bashkia Gramsh. Rrugët kryesisht janë të kalueshme mirëpo rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Vendi ynë do të vijojë edhe ditën e sotme uljen e ndjeshme të temperaturave, ndërsa do të karakteriziohet nga një mot me kthjellime. Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët, por ekstremisht të ftohtë në të gjithë vendin tonë. Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtoj vranësirat në jug-juglindje por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë negative gjatë gjithë 24-orëshit në zonat lindore. Temperaturat e ajrit ulen sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 Ballë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Moti i keq në Shqipëri, MIE: Është çarë linja e furnizimit me ujë në Kukës (Raporti)

Nrica në Dibër/Prefekti Shehu: Asnjë problem me energjinë dhe ujin, shoferët KUJDES

Zhbllokohet rruga në Llogara, Policia Rrugore: Lëvizja e mjeteve vazhdon normalisht

Kamionit i rrëshket rimorkio, bllokohet rruga në Llogara, policia në vendngjarje

I ftohti! ISHP: Përdorni xhupa rezistente, dilni të shoqëruar, mos harroni telefonin

Rrugët e kalueshme në Korçë, lëvizja me zinxhirë në zonat malore, mungon energjia

Ngricë në Elbasan! Probleme me energjinë, rekomandohen zinxhirët në rrugë

ARRSH: Bëni kujdes në këto akse, ja ku duhet të qarkulloni me zinxhirë

Temperatura -16 gradë/Dëbora dhe ngricat ‘izolojnë’ Dibrën,probleme me dritat e ujin

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet i ftohti polar moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi i ftohti polar moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni