Bota

I ftohti ekstrem përfshin Greqinë, autoritetet po përgatiten të mbyllin shkollat

23 Janar 2022, 09:30 Nga DOSJA
I ftohti ekstrem përfshin Greqinë, autoritetet po përgatiten

ATHINË – Greqia po konsideron të mbyllë të gjitha institucionet arsimore si pasojë e motit të keq. Vendimi është bërë publik nga Guvernatori i Atikës, George Patoulis, i cili tha se çdo vendim do të marrë parasysh parashikimet e meteorologëve për valën e motit të keq dhe si do të zhvillohet kjo në 24 orët e ardhshme

“Sipas asaj që dimë deri tani presim që e gjithë Atika të jetë  e veshur “në të bardha” mëngjesin e së martës. Ky fakt duket se do të çojë në mbylljen e shkollave ditën e martë, ndoshta edhe të mërkurën. Çdo vendim do të merret në konsultim me 66 kryetarët e bashkive të Atikës dhe njoftimet do të bëhen pasditen e së dielës.”, deklaroi Guvernatori Patoulis në lidhje me vendimin në fjalë të qeverisë greke.

Sipas Patoulis, vendimi në lidhje me mundësinë e mbylljes së shkollave të hënën do të merret duke marrë parasysh faktorë të veçantë, si për shembull nëse do të mund të bëhet mësimi në shkolla për shkak të temperaturave të ulëta dhe nëse nxënësit do të mund të lëvizin në dhe nga shkolla.

Marrë nga ekathimerini.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota mbyllen shkollat ne greqi moti i keq ne greqi mbyllen shkollat ne greqi moti i keq ne greqi

Sondazh

Poll