Aktualitet

I kërkuar për trafik droge, arrestohet 45-vjeçari në Shkodër (EMRI)

23 Janar 2022, 08:53 Nga DOSJA
I kërkuar për trafik droge, arrestohet 45-vjeçari në

SHKODËR– Domi alias Nikel Vuksani është 45-vjeçari i arrestuar në Shkodër. Personi me dy emrat ishte i shpallur në kërkim nga policia për veprat penele “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”.

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila e ka dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtrar e ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, banues në Shkodër:Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila e ka dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne shkoder domi vuksani nikel vuksani shkoder arrestim ne shkoder domi vuksani nikel vuksani shkoder

Sondazh

Poll