Aktualitet

22 ditë pas inaugurimit, asnjë nga 100 familjet ‘përfituese’ nuk gjendet në banesë

23 Janar 2022, 06:44 Nga DOSJA
22 ditë pas inaugurimit, asnjë nga 100 familjet

TIRANË – Në rrjetet sociale është publikuar një video nga banesat sociale të zonës së ‘5 Majit’, ku vetëm pak ditë më parë ishte vetë Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilët i dorëzuan çelësat e shtëpive 100 familjeve të para që do të strehoheshin aty.

Por, në një video të faqes ‘E drejta mbi qytetin’ duket qartë se aty çdo gjë është e shkretë, dritat janë të fikura dhe nuk gjendet asnjë banor në shtëpinë që presupozohej të jetonin plot 100 familjet që përfituan nga procesi i rindërtimit.

Ata kanë trokitur derë më derë, aty ku duhet të ishin strehuar 100 familjet e para përfituese, që u prekën nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, por nuk iu është përgjigjur askush.

Postimi i plotë i faqes E drejta mbi qytetin:

“Sot, 22 ditë pas përurimit zhurmëmadh, në të cilin morën pjesë Kryetari i Bashkisë dhe Kryeministri, vendosëm të vizitojmë 100 familjet e para që u strehuan në zonën e “5-Majit”. Në të gjithë hapësirën nuk gjendet asnjë banor. E gjitha ishte veç propagandë dy-lekëshe. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet!”, shkruhet në reagimin e ‘E drejta mbi qytetarin’ përbri videos së publikuar.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 100 familjet perfituese 5 maji procesi i rindertimit 100 familjet perfituese 5 maji procesi i rindertimit

Sondazh

Poll