Aktualitet

Vjedhje, drogë e kalim i paligjshëm kufiri, 3 të arrestuar e 4 të proceduar në Vlorë

23 Janar 2022, 08:14 Nga DOSJA
Vjedhje, drogë e kalim i paligjshëm kufiri, 3 të arrestuar e 4

VLORË – Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona, ndërsa ka nisur procedim penal për katër të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Kështu, në prangat e policisë ka rënë një 46-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vjedhur celularin një qytetari. Po ashtu, është arrestuar një 59-vjeçar nga fshati Fermë – Fitore, pasi në vendin e quajtur “Mbikalimi i Novoselës”, u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Në pranga ka përfunduar edhe një 26-vjeçar, banues në lagjen “Uji Ftohtë”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde, e dyshuar cannabis sattiva.

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës:

DVP Vlorë/ Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin A. K., 46 vjeç, banues në lagjen “10-Korriku”, Vlorë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. J., 46 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. M. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Fermë -Fitore, Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Mbikalimi i Novoselës”, u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Uji Ftohtë”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të automjetit u gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde, e dyshuar cannabis sattiva. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasit K. Ll., 27 vjeç, P. M., 38 vjeç, banues në Cakran, Fier, dhe S. M., 28 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, pasi janë kthyer deporativ nga Greqia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne vlore policia vlore arrestime ne vlore policia vlore

Sondazh

Poll