Aktualitet

Temperatura -16 gradë/Dëbora dhe ngricat ‘izolojnë’ Dibrën,probleme me dritat e ujin

23 Janar 2022, 07:56 Nga DOSJA
Temperatura -16 gradë/Dëbora dhe ngricat ‘izolojnë’

DIBËR – Në zonat e thella të Qarkut të Dibrës temperaturat shënojnë -16°c. Sipas informacioneve nga autoritetet lokale, Njësia Lurë është e bllokuar, ndërsa raportohet se nuk lëvizet drejt Peshkopisë, por vetëm nga Rresheni, pasi lartësia e borës vjen nga 30 deri në 50 cm.

Po kështu ka probleme edhe në Njësinë Sllovë, Zall-Reç, njësi këto, të cilat janë të bllokuara nga prezenca e akullit dhe dëborës. Probleme ka dhe Njësia Kalaja e Dodës, ku disa fshatra janë tërësisht të izoluara. Probleme ka edhe në zonën e Gollobordës si: Trebishti dhe Ostreni.

Ndërsa rruga nacionale nga Peshkopia drejt Tiranës levizet pa problem. Në aksin Kukës – Peshkopi dhe Ura e Çerenecit – Librazhd lëvizet vetëm me zinxhirë. Rruga e Arbrit është e kalueshme.

Përsa i përket mungesës së energjisë elektrike Njësia Lur, Zall-Reç, Sllov, mungon energjia elektrike prej 24 orësh. Një pjesë e qytetit të Peshkopisë ka mungesë të ujit të pishëm nga ngrica.

LAJMI KRYESOR: KUJDES! I ftohti polar ‘mbërthen’ Shqipërinë, temperaturat -12 gradë, izolohet Dibra

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne diber moti i keq ne shqiperi moti i keq ne diber moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll