Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali/Makina e autobusi përplasen kokë më kokë, vdesin 5 të rinj

23 Janar 2022, 07:24 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Itali/Makina e autobusi përplasen

ITALI – Një aksident i frikshëm ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Itali, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën 5 persona, katër djem dhe një vajzë.

Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona  të mbrëmjes së të shtunës në rrugën provinciale 45 në komunën Rezzato, në provincën e Brescia, ku një autobus është përplasur me një makinë duke u marrë jetën 5 të rinjve të moshës nga 17 në 22 vjeç.

Viktimat, disa me origjinë të huaj, po udhëtonin për në Brescia me një makinë që u përplas kokë më kokë me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt.

Viktimat janë tre 20 vjeç të identifikuar si  Dennis Guerra, nga Sabbio Chiese, El Harram Imad, nga Preseglie dhe Natiq Imad, nga Pertica Bassa, 22-vjeçari Natiq Salà, nga Vestone, dhe një vajzë 17-vjeçare, Irene Sala. Ndërkohë nga aksidenti ka shpëtuar vetëm shoferi i autobusit.

Sikurse shihet nga pamjet e publikuara nga mediat vendase, makina ku udhëtonin të rinjtë është shkatërruar plotësisht nga përplasja e fortë. Por, edhe autobusi është dëmtuar shumë nga aksidenti, por fatmirësisht në të udhëtonte vetëm shoferi, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme me më shumë viktima apo të plagosur.

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne itali makina perplaset me autobusin aksident ne itali makina perplaset me autobusin

Sondazh

Poll