Politike

Një ditë para 30 qershorit, ndërkombëtarët zbarkojnë në Shqipëri, ku do të jetë shefja e OSBE/ODHIR

29 Qershor 2019, 18:38 Nga DOSJA
Një ditë para 30 qershorit, ndërkombëtarët

TIRANË– Ndërkohë që jemi një ditë përpara zgjedjeve të 30 qershorit ku maxhoranca kandidon e vetme, ndërkombëtarët kanë mbërritur në Shqipëri. Misioni i vëshguesve të OSBE/ODHIR ndodhen tashmë në vendin tonë për për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Disa anëtarë të misionit vëzhgues kanë mëbrritur në Shkodër, pasi kryebashkiakja Voltana Ademi ka bërë thirrje për zbatimin e urdhrit të saj.

Ademi u shpreh se ka informuar ndërkombëtarët e OSBE-ODIHR, pas hapjes së disa disa ambienteve të shkollave nga anëtarët e KZAZ-ve për të futur materialet zgjedhore, gjë që biinte në kundërshtim me urdhrin që ajo kishte lëshuar.

Ndërsa shefja e misionit të OSBE/ODHIR, Audrey Glover, nesër do të vizitojë një qendër votimi në Tiranë.

Glover do të jetë në orën 10:45 në shkollën “Vasil Shanto”, ku ndodhet KZAZ-ja nr. 35. Gjithashtu në Shqipëri nesër do të ketë edhe prezencë të vëzhguesve të SHBA-së dhe BE-së.

Ditën e nesërme do të zhvillohen zgjedhjet lokale, ku opozita e bashkuar ka zgjedhur që t’i bojkotojë, ndërsa maxhorca garon e vetme në më shumë se 30 bashki. 

 Ndërsa ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe shmangien e incidenteve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike nderkombetaret vijne ne shqiperi osbe-odihr zgjedhjet e 30 qershorit nderkombetaret vijne ne shqiperi osbe-odihr zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll