Sport

Betis fiton me lehtësi në transfertë ndaj Espanyol dhe forcon “podiumin” e La Ligas

22 Janar 2022, 06:36 Nga DOSJA
Betis fiton me lehtësi në transfertë ndaj Espanyol dhe forcon

SPANJE – Sezoni i shkëlqyer i Betisit vazhdon. Në fushën e Espanyolit, mbrëmjen e kësaj të premteje, andaluzët i siguruan vetes suksesin e tretë radhazi (4-1).

Të udhëhequr pas golit nga Raul de Thomas (14’), ata shfaqën qetësinë dhe kontrollin e një formacioni të sigurt në forcat e tij. Goli i barazimit erdhi gjysmë ore në lojë, me një penallti të shënjuar nga Borja Iglesias (31’).

Në vazhdim, Nabil Fekir, lojtari i kombëtares franceze dha dy asistime për të siguruar fitoren. Ai fillimisht gjeti Guido Rodriguez që me kokë, nga një goditje nga këndi shënoi (36’).

Më pas lançoi, në mënyrë të përsosur Willian José, që shënoi golin e fundit (76’). Para kësaj, Iglesias kishte shënuar (53’), duke realizuar një dopiedë. Me këtë fitore Betis ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe forcon vendin e tretë në podiumin e La Ligas, shtatë pikë përpara Atlético Madridit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport edhe betis është në mesin e tyre espanyol në fushën e espanyolit përpara atlético madridit sezoni i shkëlqyer i betisit të derbit betis-sevilla edhe betis është në mesin e tyre espanyol në fushën e espanyolit përpara atlético madridit sezoni i shkëlqyer i betisit të derbit betis-sevilla

Sondazh

Poll