Sport

Lëviz Juvja, provon një sulm ndaj Vlahovicit: ofron Kulusevskin dhe 35 milionë

22 Janar 2022, 11:24 Nga DOSJA
Lëviz Juvja, provon një sulm ndaj Vlahovicit: ofron Kulusevskin dhe 35

ITALI – Pas shumë bisedave, ka ardhur edhe lëvizja e parë e vërtetë. Me kthimin e Champions League, një objektiv thelbësor i një sezoni që filloi keq, por po kthehet drejt qetësisë, Juventusi nis zyrtarisht sulmin ndaj Dushan Vlahovicit, synim edhe i disa nga klubet më të mira europiane.

Dhe oferta, ndonëse mbase ende e vështirë për t’u pranuar nga Fiorentina, është padyshim një nga më të rëndësishmet: 35 milionë cash, plus kartoni i Dejan Kulusevskit, i vlerësuar po aq nga “Zonja”.

Që kjo mjafton për të bindur Commisson, mendohet edhe sepse nga Anglia, Arsenali doli me 68 milionë dhe mbi të gjitha, me një kontratë 18 milionë bruto për sulmuesin e purpurt.

Nuk është sekret, që Dushani i ka kthyer të gjitha propozimet e marra nga jashtë, ndoshta vetëm në pritje të një lëvizjeje konkrete të bardhezinjve. Ndër të tjera, pasi Fiorentina  ka fiksuar sulmin me Piatek, duke krijuar lehtësi për një transferim të lojtarit të saj në këtë afat kalimtar. Pyetja është se në çfarë kushtesh. Para së gjithash, sepse vetë violet janë joshur nga renditja dhe synon Europën po aq sa Juventusi.

Fakti është se lëvizja e parë e Juventusit pritej dhe ajo ka ardhur. Ka dhjetë ditë për t’u mbyllur, nëse ky është objektivi i të dyja palëve, qoftë për momentin apo, në rastin më të keq (për bardhezinjtë), për qershorin. Topi tani është te Rocco Commisso.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dejan kulusevskit do të jetë fiorentina dushan vlahovicit fitorja e juvnetusit rocco commisso dejan kulusevskit do të jetë fiorentina dushan vlahovicit fitorja e juvnetusit rocco commisso

Sondazh

Poll