Sport

Bologna-Inter do të luhet! Për gjyqtarin sportiv nuk ka fitore 3-0 në tavolinë…

22 Janar 2022, 05:20 Nga DOSJA
Bologna-Inter do të luhet! Për gjyqtarin sportiv nuk ka fitore 3-0

ITALI – Nuk ka sanksione ndaj Bolonjës për moszhvillimin e ndeshjes kundër Interit më 6 janar, e cila do të luhet dhe Serie A do të caktojë datën e re.

Ky është vendimi i gjyqtarit sportiv, Gerardo Mastrandrea, i cili në vend të kësaj shtyu, deri më 31 janar, vendimin për mosdiskutimin e tre ndeshjeve të tjera në javën e parë të fazës së dytë, Atalanta-Torino, Salernitana-Venecia dhe Fiorentina-Udinese.

Përsa i përket Bologna-Inter, gjyqtari sportiv vendosi të mos ua japë fitoren zikaltërve në tavolinë 3-0, por ta shtyjë ndeshjen për ta luajtur ne një datë të mëvonshme. Për marrjen e këtij vendimi gjyqtari Mastrandrea, iu referua faktit se AUSL e Bolonjës kishte karantinuar disa futbollistë me Covid.

Pas deklaratës së gjyqtarit sportiv, Interi bëri të ditur se do të kërkojë të kundërshtojë dispozitën dhe të apelojë vendimin për të luajtur ndeshjen me Bolonja. Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, zikaltrit do të donin të kuptonin pse ky vendim i gjyqtarit sportiv është i ndryshëm nga disa të mëparshmet, si në rastin e Udinese-Salernitana.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori i përgjithshëm i interit nuk ka sanksione ndaj bolonjës përsa i përket bologna-inter shumë i zhgënjyer nga bologna drejtori i përgjithshëm i interit nuk ka sanksione ndaj bolonjës përsa i përket bologna-inter shumë i zhgënjyer nga bologna

Sondazh

Poll