Art&Argëtim

Për herë të parë në Shqipëri! Në QSUT ndodh operacioni i vështirë në zemër…

21 Janar 2022, 20:38 Nga DOSJA
Për herë të parë në Shqipëri! Në QSUT ndodh

TIRANË– Për herë të parë në Shqipëri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është realizuar një operacion i vështirë në zemër, që konsiston në zëvendësimin e valvolës së aortës me hapje të kufizuar. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në Facebook, ajo thotë se pas operacionit të suksesshëm, pacienti la me shëndet të plotë spitalin ditën e katërt.

“Pas shumë vitesh eksperiencë me kirurgjinë mini-invazive të defekteve të lindura në zemër, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi dhe ekipi i Kardiokirurgjisë i drejtuar nga prof. Arben Baboçi, realizuan për herë të parë zëvendësimin e valvolës së aortës me hapje të kufizuar, mini-invazive, tek pacienti 67-vjeçar që vuante nga një problem serioz në zemër. Pacienti la spitalin në ditë e katërt pas ndërhyrjes dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Një duartrokitje ekipit të kardiokirurgjisë që realizojnë sot në QSUT kirurgjinë më të avancuar të valvolës së aortës, siç kryhet në qendrat e mëdha të kardiokirurgjisë në Evropë,”- shkruan Manastirliu, e cila poston edhe një foto të mjekut dhe pacientit 67-vjeçar.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete ogerta manastirliu qsut ogerta manastirliu qsut

Sondazh

Poll