Art&Argëtim

Habit lideri i ‘U2’: Nuk më pëlqen emri i grupit dhe këngët tona, turpërohem

21 Janar 2022, 15:24 Nga DOSJA
Habit lideri i ‘U2’: Nuk më pëlqen emri i grupit dhe

SHBA– Këngëtari i grupit, ‘U2’, Bono është shprehur për herë të parë se shumë këngë por edhe emri i grupit ku ka bërë pjesë nuk i kanë pëlqyer kurrë. Në një intervistë për ‘Hollyëood Reporter”, këngëtari deklaroi e ka të vështirë të dëgjojë muzikën e tyre. Duke shtuar se zëri i tij tingëllon “shumë i tendosur” në regjistrimet e mëparshme.

“Kam qenë në një makinë kur një nga këngët tona po luhej në radio. Ndjehesha thjesht i turpëruar. Unë mendoj se U2 e shtyn barkën në siklet mjaft shumë. Edhe emri nuk më ka pëlqyer kurrë. Në mendjet tona përfaqësonte diçka që i referohej të ardhmes, siç ishin atë kohë nëndetëset U-Boot gjermane. Por pastaj thjesht e pranuam sepse menaxheri ynë Paul Mc Guinness tha se shkonte mirë e stampuar në bluza dhe nuk u fol më për këtë çështje,”-shtoi ai.

Grupi U2 kanë pasur 10 albume numër një në Mbretërinë e Bashkuar, që prej kur dolën në skenë në fillim të viteve 1980. Grupi, i përbërë nga shokë shkolle nga Dublini, ka shitur më shumë se 150 milionë albume gjatë një karriere 40-vjeçare.

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz bono shba u2 bono shba u2

Sondazh

Poll