Art&Argëtim

Pamela Anderson i jep fund martesës së pestë me truprojën e saj pas një viti

21 Janar 2022, 16:19 Nga DOSJA
Pamela Anderson i jep fund martesës së pestë me truprojën e

KANADA-Pamela Anderson dhe Dan Hayhurst kanë paraqitur kërkesën për divorc duke i dhënë  fund martesës së pestë për aktoren. Burime pran çiftit thonë se kjo ndodhi për shkak se ai ishte “i pasjellshëm dhe jombështetës”. Ylli i “Baywatch” dhe bashkëshorti i saj kanë jetuar në shtëpinë e saj në ishullin Vankuver që kur u martuan në prag të Krishtlindjeve 2020.

Dan Hayhurst ishte më parë truproja i aktores 54-vjeçare dhe kontraktor në shtëpinë e saj përpara se romanca e tyre të lulëzonte. Burime për US thanë se ndërsa gjërat mes çiftit ishin në rregull, fillimisht pandemia e më pas të qenit në karantinë së bashku kanë bërë që gjërat të mos shkojn siç duhej.

“Dan doli të ishte një karagjoz për Pamela-n, ai ishte i pasjellshëm dhe jombështetës. Pasi ke kaluar dy vjet duke jetuar çdo sekondë me dikë, e njihni më mirë – dhe për keq. Ata u njohën më mirë me njëri-tjetrin dhe duke e bërë këtë, Pamela kuptoi se Dan në fakt nuk ishte ai,” -tha burimi, duke shtuar: “Gjërat nuk janë aspak miqësore mes tyre për momentin, sepse ajo vendosi që ata nuk kishin asgjë të përbashkët, ai nuk e trajtoi atë në mënyrën se si ajo mendonte se donte të trajtohej. Ata ishin grindur, edhe pse ai tha se donte ta bënte martesën të funksiononte.”

Ky është divorci i pestë për aktoren e famshme.

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz dan hayhurst pamela anderson dan hayhurst pamela anderson

Sondazh

Poll