Art&Argëtim

Ekipi i infektuar me Covid-19 i shtyn koncertin, përlotet Adele

21 Janar 2022, 14:45 Nga DOSJA
Ekipi i infektuar me Covid-19 i shtyn koncertin, përlotet Adele

LONDËR– Këngëtarja e njohur Adele ka njoftuar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale shtyrjen e koncertit të saj në Las Vegas. Adele shfaqet e përlotur teksa njofton fansat e saj për shtyrjen e koncertit që do mbahej në Las Vegas. Sipas këngëtares shkak për shtyrjen është bërë infektimi me COVID-19 i disa nga pjesëtarët e ekipit të saj.

 

 

A post shared by Adele (@adele)


Më vjen shumë keq, por shfaqja ime nuk është gati. Gjysma e ekipit tim ka COVID dhe ka qenë e pamundur të përfundoj shfaqjen”, u shpreh ajo. Këngëtarja do të  performonte në The Colosseum në Caesars Palace, i pari nga 24 koncertet. Seria e shfaqjeve ‘Weekends With Adele’ do të fillonte sot dhe do të vazhdonte deri më 16 prill. Biletat ishin vënë në dispozicion që në dhjetor dhe dhe varionin nga 85 në 685 dollarë.

(d.k;dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz adele kengetarja adele adele kengetarja adele

Sondazh

Poll