Aktualitet

Ndarja e Ballkanit Perëndimor, Serwer: Shqipëria e ka të qartë zgjedhjen

21 Janar 2022, 18:33 Nga DOSJA
Ndarja e Ballkanit Perëndimor, Serwer: Shqipëria e ka të

KOSOVË- Eksperti amerikan dhe profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer, në një shkrim, ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ndahet sepse kjo është rruga që Moska dhe Beogradi duan. Gazeta Express shkruan se Serwer në shkrim ka analizuar raportin e fundit të Edward Jospehit dhe disa autorëve të tjerë dhe ka theksuar se pyetja është se ku do të vizitohen vijat e kësaj ndarje.

Eksperti amerikan thotë se bëhet fjalë për dy shtete të rajonit, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, që sipas tij, nën udhëheqjen aktuale po shkojnë drejt një rrugë që nuk do të zgjedhin orientimin drejt Perëndimit. Sa i përket Republikës së Kosovës, Serwer thotë se Kosova ka bërë zgjedhjen e saj për Perëndimin, bashkë me Shqipërinë e Malin e Zi, derisa shton se problematike mund të jetë çështja e komunave veriore më shumicë serbe.

“Maqedonia dhe Shqipëria tashmë e kanë bërë të qartë zgjedhjen e tyre për Perëndimin. Mali i Zi gjithashtu, por një zgjedhje e tillë është duke u kontestuar brenda. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nën lidershipin aktual janë të destinuara për të mos e zgjedhur perëndimin, sepse të së pari pretendohet “neutralitet” dhe së dyti autoritetet e saj nuk mund të bien dakord. Kosova në pikëpamjen time vetëm e ka zgjehdhur tashmë Perëndimin. Çështja është se sa do të arrijë t’i mbajë komunat veriore me shumicë serbe. Unë sigurisht shpresoj që do t’i mbajë”, ka thënë Serwer.

Serwer thotë se një qëndrim i tillë i tij është si rezultat i leximit aktual të situatës dhe zhvillimeve në rajon dhe më gjerë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet rajoni daniel serwer john hopkins daniel serwer john hopkins

Sondazh

Poll