Aktualitet

Kapet shqiptari në Angli/ Media britanike: Kërcënohet nga një njeri i rrezikshëm

21 Janar 2022, 18:11 Nga DOSJA
Kapet shqiptari në Angli/ Media britanike: Kërcënohet nga

MBRETËRIA E BASHKUAR- 200 bimë kanabisi, me vlerë më shumë se 48 mijë paund janë gjetur brenda një “shtëpie bari” që ishte marrë në kujdestarinë e një shqiptari. Në pranga ka rënë shqiptari Agostin Deda, i cili tregoi se si u kontrabandua në Britani “në anën e pasme të një kamioni” përpara se të rekrutohej për të punuar si “kopshtar” brenda në shtëpinë e barit.

39-vjeçari ka bërë me dije se ai u kërcënua se çfarë mund të ndodhte nëse do të largohej nga shtëpia nga dy burra “të rrezikshëm” u shfaqën një natë ndërsa ai ishte në gjumë.

Avokati i tij, Ben Hammersley tha se Deda erdhi në Britani disa javë para se të kapej dhe se kishte paguar 22,000 £ për të udhëtuar këtu me kamion nga Shqipëria. Deda pohoi se në 12 deri në 14 ditët që ka qëndruar brenda banesës ka dalë vetëm një herë për të blerë cigare nga një dyqan aty pranë.

Po ashtu tregoi se Deda në Shqipëri ishte fermer dhe ishte i martuar, me tre djem 16, 11 dhe 8 vjeç, por vështirësia financiare e detyroi që të udhëtonte ilegalisht në Britani për një punë dhe paga më të mira. 

Marrë nga hulldailymail.co.uk

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet agostin deda arrestohet shqiptari ne angli agostin deda arrestohet shqiptari ne angli

Sondazh

Poll