Aktualitet

SHIFRAT nuk po ULEN! COVID kudo në vend, MSH: 6 viktima, mbi 2600 raste të reja

21 Janar 2022, 17:24 Nga DOSJA
SHIFRAT nuk po ULEN! COVID kudo në vend, MSH: 6 viktima, mbi 2600 raste

TIRANË- Pandemia e koronavirusit në vendin tonë nuk po njeh ulje në kurbën e të infektuarve dhe viktimave. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 6 persona, ndërkohë që janë shënuar edhe mijëra të infektuar. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: dy qytetarë nga Saranda 36 dhe 84 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 62 dhe 80 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 67 vjeç. Ndërkohë që janë kryer 9,485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2,670 qytetarë, ndërsa në vend ka 24,105 pacientë aktivë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Janë kryer 9,485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 19, 2,670 qytetarë, në këto bashki: 1,434 në Tiranë, 148 në Shkodër, 105 në Durrës, 101 në Vlorë, 75 në Elbasan, 51 në Fier, Sarandë, 48 në Kamëz, Gjirokastër, 44 në Lushnje, 37 në Krujë, 36 në Korçë, 35 në Kurbin, Pogradec, 32 në Berat, 27 në Tepelenë, 25 në Vorë, 24 në Lezhë, 21 në Devoll, 20 në Kuçovë, 18 në Mirditë, Mallakastër, 17 në Kavajë, Patos, 16 në Gramsh, 15 në Skrapar, 13 në Dibër, 11 në Vau i Dejës, Divjakë, Përmet, 9 në Kukës, Peqin, Tropojë, 8 në Kolonjë, 7 Konispol, Memaliaj, Prrenjas, 6 në Has, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cërrik, 5 në Mat, Belsh, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Shijak, Himarë, 2 në Pukë, Fushë-Arrëz, Rrogozhinë, Dimal, 1 në Bulqizë, Finiq, Libohovë, Maliq, Poliçan.

Janë 24,105 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Saranda 36 dhe 84 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 62 dhe 80 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 67 vjeç.

Janë shëruar 2,152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216,785 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2,670
Të shëruar në 24 orë 2,151
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 9,485

Testime totale 1,614,613
Raste pozitive 244,182
Raste të shëruara 216,785
Raste Aktive 24,105
Humbje jete 3,292

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11,409
Fier 1,841
Elbasan 1,697
Durrës 1,628
Shkodër 1,649
Vlorë 1,471
Gjirokastër 1,132
Korçë 926
Lezhë 917
Berat 889
Dibër 284
Kukës 262

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll