Aktualitet

Moti i keq, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes dhe të vendosin zinxhirë

21 Janar 2022, 17:50 Nga DOSJA
Moti i keq, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes dhe të

TIRANË- Autoriteti Rrugor shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në segmentin rrugor Qafë Qarri-Korçë-Dardhë-Voskopojë. Me anë të një postimi në Facebook, ARRSH shkruan se qarkullimi në këtë segment kryhet pa asnjë problem, duke shtuar se për shkak të temperaturave të ulta drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes.

Postimi i ARRSH-së:

Në segmentin rrugor Qafë Qarri- Korçë-Dardhë-Voskopojë ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese janë në terren për të bërë pastrimin e plotë të aksit dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, pasi priten temperatura të ulëta, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

LAJMI KRYESOR: Dëbora pushton Shqipërinë, mbyllet Rruga e Arbrit, Kukësi, Dibra e Korça me probleme

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti i keq ne shqiperi arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll