Aktualitet

Horror në Kuçovë! Burri vret fqinjën, e zhvesh, e hedh në kanal të mbuluar me gjethe

21 Janar 2022, 07:50 Nga DOSJA
Horror në Kuçovë! Burri vret fqinjën, e zhvesh, e hedh

KUÇOVË– Fatime Suli 63 vjeçe, banuese në Kozare të Kuçovës është mbytur me duar nga fqinji i saj. Ngjarja e rëndë u raportua një natë më parë nga Dosja.al, në kohën që trupi i Sulit u gjet i hedhur në një kanal pas alarmit të dhënë nga bashkëshorti i saj pasi gruaja nuk ishte kthyer në banesë si zakonisht. Suli ishte zhveshur nga mesi e poshtë dhe ishte mbuluar me gjethe, duke krijuar kështu një skenë horror në lagjen “Havaleas”, 1 km larg shtëpisë së saj.

Shkak për këtë krim makabër dyshohet të jetë një konflikt që e ndjera kishte pasur me fqinjin e saj, Fetah Marra, 58 vjeç, i cili siç u njoftua nga policia është vënë sot në pranga. Kanë qenë kamerat e sigurisë që ishin instaluar në vendin ku ka ndodhur krimi i rëndë që kanë filmuar të gjithë ngjarjen e kanë zbuluar se autori ishte pikërisht Marra. Ky i fundit rezulton të kishte bërë edhe krushqi me Sulin. 58-vjeçari ishte divorcuar nga e shoqja dhe jetonte vetëm ne banesë, ndërsa Suli me bashkëshortin e paralizuar të cilin tashmë e ka lënë të vetëm. Dy fëmijëte çiftit, një djalë e një vajzë janë martuar ek anë vazhduar jetën e tyre.

Përpara grupit hetimor, Fetah Marra është shprehur se as vetë nuk e kishte kuptuar se si kishte ndodhur vrasja e se si Suli i kishte ndërruar jetë në duar.  Erion Suli, djali i Fatime Sulit ka mohuar ekzistencën e një borxhi të marrë nga autori në familjen e tij dhe se autori është me të probleme të shëndetit mendor. Kryeplaku i fshatit Kozare Jemin Leshi tha se nuk ka pasur dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm mes viktimës dhe autorit. Ai tha se 64-vjeçarja Fatime Suli ishte një grua punëtore dhe familja e saj në hallin e vetë. Lidhur me autorin, Leshi hedh dyshime se Fetah Marra ka dashur të abuzojë me 64-vjeçaren dhe teksa ajo ka refuzuar, ai e ka mbytur.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

E vrau e hodhi në kanal fqinjën! Ky është Fetah Marra,dëshmia:I kërkova 60 mijë lekë

Kryeplaku: Marra mund të ketë dashur të abuzojë me Sulin, e ka mbytur pas refuzimit

Publikohet fotoja e Fatime Sulit që u vra nga fqinji, përcillet mes lotësh

U gjet e vdekur në kanal, flet djali i Fatime Sulit: S’kishte borxhe, ishte i sëmurë

Autori dhe viktima në Kuçovë ishin dhe krushqi, Marra: Më ngeli në dorë, s’e kuptova

VD- Vendi ku Fatime Suli u gjet e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe

Ç’zbuluan kamerat? Fetah Marra mbyti fqinjën me duar, e zhveshi dhe e hodhi në kanal

DETAJET nga ngjarja e rëndë në Kuçovë, flet autori: E vrava për borxhin që i kisha

(e;h;f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret fqinjen ne kucove fatime suli fetah marra kucove vritet fatime suli burri vret fqinjen ne kucove fatime suli fetah marra kucove vritet fatime suli

Sondazh

Poll