Bota

Mediat italiane zbërthejnë skemën:Si Berlusconi i dha 70.000 € 34-vjeçares shqiptare

21 Janar 2022, 09:02 Nga DOSJA
Mediat italiane zbërthejnë skemën:Si Berlusconi i dha 70.000

ITALI – Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet e Bankës së Italisë kundër pastrimit të parave në lidhje me Ish-Kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi. Ka qenë gazeta italiane “Domani”, që ka zbardhur raportin e Bankës së Italisë, ku ndër të tjera shkruhet se gjatë vitit 2020, Berlusconi i ka kaluar një shumë prej 70 mijë eurosh, një qytetareje shqiptare banuese në Itali. Bëhet fjalë për Julinda Llupon, 34 vjeç, e lindur në Tiranë dhe banuese në Itali.

Historia zbardhet pas një raporti nga UIF, zyra kundër pastrimit të parave të Bankës së Italisë, e cila është fokusuar në një operacion prej gati 70 mijë eurosh të kaluara nga llogaritë e Berlusconit tek ajo e të resë shqiptare. Një dhuratë kjo e mbërritur në nëntë këste, në periudhën kohore, shkurt-tetor 2020, ku ka marrë 70 mijë euro nga ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi. Ky transaksion është kryer përmes etiketimit “dhuratë ose hua” nga llogaria personale bankare e ish kryeministrit italian në atë të gruas shqiptare.

Llupo, e cila ka disa aktivitete në Itali, i ka përdorur paratë edhe për të paguar qiranë e një apartamenti në pronësi të Cosimo D’Arrigo, një gjyqtar të Gjykatës së Lartë, i cili në vitin 2012 bëri pjesë në bordin që liroi Berlusconin në gjyqin Mediatrade, në lidhje me fondet e zeza të pretenduara të Mediaset.

Nga hetimi i gazetës raportohen edhe reagimet e të interesuarve dhe avokatëve të Berlusconit. Vajza dhe bashkëshorti i saj nuk kanë dashur të shpjegojnë ngjarjen, ndërsa avokatët e Berlusconit sqarojnë se Llupo nuk është e përfshirë në gjyqin “olgettine”. Nga ana tjetër, magjistrati pretendon se nuk di asgjë për marrëdhëniet mes Llupos dhe Berlusconit dhe se e ka ndërgjegjen e pastër.

Marrë nga editorialedomani.it

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gazeta domani julinda llupo silvio berlusconi gazeta domani julinda llupo silvio berlusconi

Sondazh

Poll